Sipas kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, bisedat e Mimoza Kusari-Lilës me terroristin Radoiqiq nuk kanë qenë kryenëvete por detyrë e dhënë nga kryeministri Albin Kurti, raporton Ekonomia Online.
Tutje, Haradinaj ka thënë se shpreson se do të ketë ndryshime më 9 shkurt, sepse Qeveria Kurti po ia vështirëson ShBA-së që ta përkrahë Kosovën.
Ai ka shtuar se është takuar edhe me emisarin e ShBA-së, Alexander Kasanov, me të cilin ka diskutuar rreth vështirësive të vendit.
“Jam takuar me Kasanov, kemi shprehur konsideratën tonë për angazhimin e vazhdueshëm të SHBA-së, edhe në këtë vizitë. Është diskutuar për vështirësitë që ka përpara Kosova, e vërtetë që ShBA- ja e përkrahë Kosovës për kundër vështirësive që i shkakton Qeveria e Kosovës”.
“Ka shpresë që do të ndodhin ndryshime nga ne me 9 shkurt. Edhe këtu shihet dyfytyrësia e Kuetit sepse Kusari-Lila nuk e ka bërë në krye në vete por detyrë prej Kurtit dhe do të duhej të dilte dhe të tregonte se un e kam dhëne detyrën. Le ti qesin krejt faktet, faji më i madh i Lilës nuk është biseda me te edhe pse është faj, por faji me i madh është qe e ka bërë fshehtë. Ne nuk jemi fshehur më kë jemi takuar kemi tregu Kosovës”, ka thëne ai, raporton EO.