Haradinaj dhe Elezaj në terren pas vërshimeve në Klinë: Gjendja alarmante

Prishtinë | 11 Shk 2021 | 18:25 | Nga Ekonomia Online

Si pasojë e reshjeve të shiut, në disa vende të Kosovës ka vërshime të mëdha.

Ramush Haradinaj, kandidat për president, së bashku më kryetarin e Komunës së Klinës, Zenun Elezi, kanë vizituar fshatin Volljakë.

“Vizituam fshatin Volljakë që është përfshirë nga vërshime të mëdha si pasojë e të reshurave të fundit”, ka njoftuar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

Tutje ai ka thënë se gjendja është alarmante dhe ka bërë apel te institucionet qendrore për një mobilizim të menjëhershëm me qëllim të intervenimit, përballjes dhe sanimit të kësaj hapësire nga pasojat e përmbytjeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme