Haradinaj: Duke ecur rrugës së Jasharajve e forcojmë lirinë dhe shtetin e Kosovës

Skenderaj | 05 Mar 2021 | 11:20 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë homazheve në  Kompleksin Memorial në Prekaz në 23-vjetorin e rënies së familjes Jashari, ka thënë se kjo ditë është shumë e rëndësishme për shumë procese, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se duke ecur rrugës së Jasharajve e forcojmë Kosovën.

Jemi në vendin e shenjtë në Prekaz ku pushojnë heronjtë  tanë , baca Shaban, komandanti Adem Jashari dhe amtarë të familjes Jashari.

Një ditë që është më rëndësi  jo vetëm për familjen Jashari , por besoj për shumë proces të mëdha të këtij rajoni të bindur se duke ecë rrugës tyre do ta arrijmë lirinë e plotë dhe ta forcojmë Kosovën. Lavdi heronjve tanë”, ka thënë Haradinaj.

Ai ishte i shoqëruar edhe nga anëtarë tjerë të AAK-së.

Të ngjashme