Haradinaj: Ekonomia është prioritet tani, dhjetëra mijëra biznese pranë bankrotimit

Prishtinë | 28 Maj 2020 | 22:01 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se për Kosovën është esenciale rimëkëmbja ekonomike pas pandemisë.


Ai tha se janë dhjetëra mijëra sipërmarrës pranë bankrotimit.
“Kemi një krizë te thellë ekonomike. Janë dhjetëra mijëra sipërmarrës të bankrotuar. Ende vazhdojnë kufizimet e palogjikshme për shumë sektorë ekonomikë”, ka thënë ai në Çim Peka Live.


Haradinaj ka thënë se Qeveria ende nuk ka një platformë të mirëfilltë për rimëkëmbjen ekonomike.


“Nuk ka një platformë të mirëfilltë për rikthimin ekonomik. Njëra prej motivieve që më ka shty t’i bashkohemi kësaj qeverie, është ekonomia”, ka theksuar ai.
Haradinaj ka t

hënë se Kosova ka pasur një rritje të mirë ekonomike vjetore, dhe sipas tij ky ritëm duhet të mbahet.
“Ne kemi pasur një rritje ekonomike vjetore prej 4.6%. Nuk duhet ta prishëm këtë ritëm”, tha ai.

Të ngjashme