Haradinaj: Fenomeni i kontratave njëburimore është turpi i kësaj qeverie

Prishtinë | 14 Mar 2024 | 13:09 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit në të cilën po diskutohet për kontratat njëburimore, ka thënë ky lloj i kontratave është lidhje e shkurt e korrupsionit për të cilin kemi folë edhe më herët.

Haradinaj ka thënë se kjo ndodh kur shefi ia jep besimin njerëzve të tij të besueshëm të cilët më pastaj nuk njohin as ligj e as rregullore.

“Kemi folë për çështjen e lidhjes së shkurt të korrupsionit, pra kur shefi ia jep besimin njerëzve të tij të besum, ata më pastaj me përkrahjen e shefit janë zoti vetë, s’kanë nevojë as për ligje, as për rregullore e as për me u frikësu prej askujt sepse e kanë mbështetjen e shefit”, tha Haradinaj.

Haradinaj shtoi se fenomeni i kontratave njëburimore e turpëron dhe e marron qeverinë.

“Sot shifne rezultatin ku keni mbrri. Mund të arsyetohet një kontratë njëburimore në ndonjë situatë të caktuar, por fenomeni i kontratave njëburimore ju turpnon, ju marron, nuk mundeni me i ikë kësaj”, u shpreh Haradinaj.

Haradinaj i bëri thirrje deputetëve të pushtetit që ta ftojnë hetuësinë dhe prokurorinë për të vlerësuar nëse ka shkelje të ligjit dhe humbje të parasë.

“Meqë nuk po doni me e përkrahë rezolutën ashtu siç po propozojmë ne si deputetë, atëhere keni guximin si grup parlamentar i pushtetit ftoni prokurorinë e hetuesinë të hetojnë numrin aq të madh të kontratave njëburimore me e ditë a ka konflikt interesi, a ka shkelje të ligjeve dhe a ka humbe të parasë. Pra, duhet ta keni këtë guxim!”, përfundoi Haradinaj.

Të ngjashme