Pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj theksoi qëndrimin e partisë së tij për Gjykatën Speciale.
Haradinaj tha se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe partitë tjera votuan kundër kësaj gjykate për shkak që selia e saj nuk është në Kosovë, raporton Ekonomia Online.
Haradinaj e quan gabim që kjo seli nuk është vendosur në Kosovë.
“Jemi në dijeni që Kosova e ka respektu ligjin ndërkombëtar edhe një Gjykatë që është një etnike në fakt që nuk e ka selinë në Kosovë, është gabim dhe për këtë arsye Aleanca por edhe të tjerat kanë votu kundër. Iniciativa e deputetëve respektohet nga qeveria, por ne nuk kemi pasur ndonjë detyrë nga kjo”, tha Haradinaj.