Haradinaj kërkon llogari për ndërprerjet e energjisë elektrike

Prishtinë | 23 Mar 2018 | 11:39 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj është shprehur i shqetësuar për ndërprerjet e energjisë elektrike.

Haradinaj ftoi Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, të ndërmerr masa dhe të interesohet për këtë çështje.

“…ministri Lluka duhet me pa se çfarë ka ndodh për ndërprerjen e rrymës se dikush po vepron gabim në këtë kohë kaq të ftohtë, duhet të gjendet fajtori. Është një temë shumë e ndjeshme duhet të trajtojmë me kujdesin më të madh”.

Këto komente ai i bëri gjatë mbledhjes së Qeverisë.

 

 

Të ngjashme