Haradinaj konfirmon se të aksidentuarit në Pejë janë jashtë rrezikut për jetë

Prishtinë | 05 Maj 2018 | 16:42 | Nga

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka dhënë lajmin se 24 persona të aksidentuar me autobusë në Pejë, nuk janë në rrezik për jetën.

Ai ka thënë se më të marr vesh lajmin për aksidentit ka dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, zëvendësministrin e Shëndetësisë, Ali Berisha, i cili ka njoftuar se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.

Postimi i Haradinajt:

Me vëmendje po i përcjellë të gjitha zhvillimet në Spitalin Rajonal të Pejës ku po trajtohen personat e lënduar pas aksidentit të autobusit në Dedesh të këtij qyteti.

Me të marrë vesh për rastin menjëherë kam dërguar zëvendësministrin e shëndetsisë z. Ali Berisha, i cili me informoi se janë 24 persona të lënduar që po marrin trajtim dhe për fat asnjë nga ta nuk janë në rrezik jete.

Falënderoj personelin e Spitalit Rajonal të Pejës për reagimin e shpejtë dhe profesional për tu dalë në ndihmë të aksidentuarve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme