Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se pjesëmarrësit në “Marshin për Liri” në Prishtinë kanë dhënë, sipas tij, një mesazh të qartë për pafajësi të plotë dhe liri për çlirimtarët.
Haradinaj, përmes një postimi pas përfundimit të marshit, ka thënë se qytetarët janë bashkuar në sheshin e Prishtinës nën logon e UÇK-së, duke e cilësuar marshin si një shprehje të fuqishme të mbështetjes për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.