Haradinaj ia lë krejt meritat aleatëve për suksesin e djeshëm të Kosovës në KiE

Prishtinë | 28 Mar 2024 | 10:33 | Nga Flutura Sogonjeva Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar për kërcënimet e mundshme në veri, duke thënë se Kosova duhet të jetë më vigjilente dhe e bashkuar me aleatët e saj në këtë drejtim, raporton Ekonomia Online.

“Kërcënimet e paralajmëruara në veri, çdoherë ekziston një mundësi e tillë, pra e kërcënimeve por Kosova duhet me qenë vigjilente dhe duhet me qenë bashkë me aleatët mos me leju rrezikimin e Kosovës”.

Ndërkaq, miratimin e opinionit të raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, e cila e rekomandoi Këshillin e Evropës që ta ftojë Kosovën për t’u bërë anëtare, Haradinaj e ka quajtur meritë të aleatëve.

“Është pozicionim i qartë i aleatëve të avancojnë Kosovën. Mendoj që përkundër pengesave që keyeministri Kurti ua ka nxjerrë aleatëve, ata prapë se prapë arritën me nxjerre këtë rezultat. Është krejtësisht punë e tyre”, tha Haradinaj.

Ndërkaq, i pyetur për kandidatin në zgjedhje, Haradinaj tha se AAK nuk e ka përcaktuar ende dhe se do shihet me kohë.

“Po, duhet të shkarkohet Qeveria e mënyra se si shkojmë në zgjedhje ka shumë rendësi. Do e dëgjoj zotin Krasniqi, po i propozon data Kurtit e së pari duhet ta definojmë mënyrën se si shkojmë në zgjedhje. Pra, data pason pas procesit, duhet të shkarkohet Qeveria Kurti. Ne kemi mocion për shkarkim të qeverisë, kështu është radha e punëve nëse shkojmë drejt me shpërbërje të Kuvendit që kërkon 2/3 -ën është kryesisht agjenda e Kurtit që i bie PDK-ja po ia plotëson kërkesën Kurtit ose kanë koalicion për mënyrën se si me ecë përpara drejt zgjedhjeve”, ka thënë Haradinaj.

Të ngjashme