Ish-kryetari i Aleancës Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Haradinaj e cilësoi 11 Shtatorin si një nga ditët më të zeza të historisë moderne, duke theksuar se sulmet terroriste e tronditën botën, por nuk e thyen shpirtin amerikan.
“Qëndresë, fitore, liri dhe demokraci”, shkroi Haradinaj në mesazhin e tij për këtë përvjetor.
Ai tha se, në 25-vjetorin e 9/11, Kosova qëndron pranë miqve amerikanë dhe botës demokratike, duke nderuar viktimat e pafajshme të asaj dite tragjike.
Haradinaj theksoi gjithashtu se miqësia ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara mbetet e përhershme dhe e pathyeshme.
“Miqësia e përhershme me Amerikën është e pathyeshme dhe ajo nuk mund të prishet nga askush, do të qëndrojë gjithmonë e palëkundur”, u shpreh ai.