Haradinaj mbërrin në Kosovë në orët e hershme të mëngjesit

Prishtinë | 28 Shk 2018 | 09:45 | Nga

Kushtet e vështira atmosferike ja pamundësuan kryeministrit Ramush Haradinaj dhe ekipit të tij që dje pasdite të aterojnë në Prishtinë. Për këtë arsye, pjestarë të qeverisë qëndruan për disa orë në Sofje, duke u nisur nga atje mbrëmë në orën e vona. Kryeministri ka arritur në Kosovë pas mesnatës, përmes aeroportit të Shkupit, raporton express.

Në Bullgari, kryeministri dhe ekipi i tij kanë qëndruar për disa orë, duke u nisur nga atje në orën 22:50.

Sipas zëdhënësës së aeroportit, Valentina Gara fluturimi nga Sofja u parapa të arrij në Prishtinë në orën 23:30.

Mirëpo, ai aeroplan nuk ka ateruar në Prishtinë dhe kryeministri ka zbritur në aeroportin e Shkupit, nga ku në orët e mëngjesit është kthyer për në Kosovë.

Gjatë ditës së djeshme, për shkak të temperaturave të ulta ishin anuluar të gjitha fluturimet nga Aeroporti i Prishtinës, ndërsa sot të njëjtat po realizohen sipas orarit të paraparë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme