Haradinaj për takimin me Kosnettin: Biseduam për dialogun që ndërlidhet me taksën

Prishtinë | 22 Jan 2019 | 15:33 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se në takimin me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, është diskutuar për dialogun me Serbinë dhe hapat e ardhshëm që do të merren, raporton Ekonomia Online.

“Një takim i thirrur nga Veseli me ambasadorin Kosnett, biseda ka qenë dialogu e ndërlidhur edhe me taksën për mundësitë e ardhshme më mbërri një avancim në dialog nuk ka ndryshim të madh dhe ka qenë një bisedë e mirë”, tha Haradinaj.

Haradinaj tha se nëse Serbia shpreh dëshirë ta njoh Kosovën, atëherë taksa hiqet menjëherë.

“Edhe ne kemi dëshirë me heq taksën dhe synojmë ta heqim edhe për shkak se është sugjerim i aleatëve tanë por heqja e taksës është më marrëveshjen e Serbisë me njohje e kishim heq sot nëse do kishte marrëveshje gjithëpërfshirëse njohëse”, tha ai, raporton Ekonomia Online.

Sipas Haradinajt, Kosova ka të drejtën të vendosë për taksën por jo siç kërkojnë ndërkombëtarët.

“Kosova nuk është më ajo Kosovë që i tregon çfarë me bë në jemi të pavarur e sovrane dhe marrim vendime, taksa mund të mbetet edhe përgjithmonë ne jemi të interesuar me heq taksën por jo siç mendojnë disa”, pohoi Haradinaj.

Kreu i ekzekutivit foli edhe për grevën e mësimdhënësve, ku tha se oferta është e Kosovës dhe kërkon nga ta t’i kthehen procesit mësimor.

“Greva është e drejtë e gjithave oferta nuk është e imja por e Kosovës, Kosovë i ka respektuar mësuesit është një rritje substanciale dhe e respektueshme kërkesa ime është të i rikthehen procesi mësimor të mos i humbim kohë fëmijëve”, tha ai.

Projekti për termocentralin “Kosova e Re”, sipas Haradinajt, kap shifrën 300 milionë euro dhe tha se problemet me energji më nuk do të jenë.

“Janë siguruar financat e vetë investitorit, janë edhe investitor të tjerë në shkurt përzgjodhët projekti financiar e teknik, në mars fillojnë punët e terrenit për pak muaj fillon ndërtimi i “Kosova e R” e bazuar në këtë rritja e ekonomisë së Kosovës nuk do të jetë më 4.6, por mund ta arrijmë 7”, tha ai.

EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT – Kryeministri Ramush Haradinaj mbanë konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë

Posted by EkonomiaOnline on Tuesday, January 22, 2019

Të ngjashme