Haradinaj: Prodhimet e Rahovecit do t’i mbushin sofrat e Kosovës

Rahovec | 08 Qer 2017 | 21:36 | Nga

Kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka thënë në Rahovec se njerëzit e vyeshëm dhe toka pjellore e kësaj komune, meritojnë mbështetje shumë më të madhe nga shteti.

Ai ka theksuar se Qeveria në ardhje e garanton këtë, “do t’i subvencionojmë bujqit dhe do t’i mbështesim kulturat agrare të kësaj treve”.

“Do të rrimë afër njëri-tjetrit dhe kemi me punuar bashkë për të gjithat. Për politikat, legjislacionin dhe veprimet konkrete që duhet të merren në mënyrë që ta zhvillojmë bujqësinë, ta mbrojmë e promovojmë produktin vendor – bereqetin e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në facebook.
“Prodhimet e Rahovecit do t’i mbushin sofrat e Kosovës. Prodhimet e Rahovecit do ta pushtojnë sërish tregun e jashtëm, jo vetëm në rajon, por edhe në Evropë. Atë që ia ka dhënë Zoti kësaj zone dhe këtyre njerëzve, neve na mbetet ta mbështesim fuqishëm”.
|Nuk kemi detyra tjera, përveç se me iu shërbye dhe mbrojt interesat e qytetarëve të vendit tonë. Dhe do ta bëjmë këtë. Zotohemi! Më 11 qershor votojeni koalicionin me numrin 12, koalicionin e fitores për Kosovën, që pa vonesa t’i dal krahë bujkut të Rahovecit, bujkut të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme