Haradinaj propozon si kryeinspektor kandidatin që Thaçi refuzoi ta bëjë zv.drejtor të AKI-së

Prishtinë | 18 Jan 2019 | 08:01 | Nga Ekonomia Online

Rreth një muaj e gjysmë para se të mbetet e lirë pozita e tretë më e rëndësishme në AKI, kryeministri Ramush Haradinaj e ka gjetur personin i cili do ta drejtojë Inspektoratin e AKI-së.

Siç ka mësuar “Koha Ditore”, kryeministri Ramush Hardinaj e ka propozuar Meriton Shoshin si person adekuat që ta marrë këtë pozitë.

Shoshi do ta zëvendësojë kryeinspektorin Shkëlzen Sopjani, i cili këtë pozitë e mban prej vitit 2015 e që në muajin shkurt pritet t’i përfundojë mandati.

Propozimi i Shoshit për në pozitën e tretë më të rëndësishme në Agjencinë Kosovare për Inteligjencë vjen rreth tre muaj prej se kryeministri Haradinaj kishte tentuar që Shoshin ta bënte zëvendësdrejtor të AKI-së, pas shkarkimit të ish-zëvendësdrejtorit Latif Merovci.

Por një gjë të tillë e kishte refuzuar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke mos e nënshkruar emërimin e Shoshit në këtë pozitë. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme