Haradinaj: Vepra e dalzotësve të Atdheut si Shaban Shala, është pragu më i lartë i krenarisë sonë kombëtare

Prishtinë | 05 Jan 2024 | 13:47 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar Gjeneral Shaban Shalën në 12-vjetorin e ndarjes nga jeta.

Haradinaj ka thënë se Gjeneral Shala ishte veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare.

“Veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare, bashkëthemelues e drejtues i KMDLNJ-së, ai vu në ballë të organizimit të luftës çlirimtare. Pas luftës, dha kontribut të çmuar në proceset shtetndërtuese, me theks të veçantë në themelimin e zhvillimin e TMK-së dhe transformimin në FSK”, ka thënë Haradinaj.

Postimi i plotë:

Në 12-vjetorin e shkuarjes në përjetësi të Heroit të Kombit, Gjeneral Shaban Shala, kam bërë homazhe pranë varrit të tij.

Veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare, bashkëthemelues e drejtues i KMDLNJ-së, ai vu në ballë të organizimit të luftës çlirimtare. Pas luftës, dha kontribut të çmuar në proceset shtetndërtuese, me theks të veçantë në themelimin e zhvillimin e TMK-së dhe transformimin në FSK.

Kisha nderin që në kohën e luftës per liri, të bashkëveproj me vëllain e tij Bedriun, i cili ra heroikisht në ballafaqim me armikun në mbrojtje të Junikut, më 10 gusht 1998. Emri i tij u nderua nga Brigada 134 “Bedri Shala” e ZO të Dukagjinit.

Vepra e dalëzotësve të Atdheut si Gjeneral Shala, është pragu më i lartë i krenarisë sonë kombëtare.

Lavdi!

Të ngjashme