Haradinaj viziton shokun e luftës në spital, i ndan medalje

Prishtinë | 28 Pri 2021 | 17:37 | Nga Ekonomia Online

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar shokun e tij të luftës, Xhavit Ukaj, i cili është duke u trajtuar në SHSKUK pas lëndimit.

Në këtë vizitë, Haradinaj i ndau bashkëluftëtarit të tij edhe medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” në shenjë mirënjohje për kontributin e tij për çështjen kombëtare shqiptare.

“Isha dëshmitar kur mori plagët e luftës dhe shumë i lumtur që shpëtoi, e shpresoj se shpejt do e kalojë edhe këtë sfidë. Xhaviti ishte një prej luftëtarëve më të zot të Zonës Operative të Dukagjinit, i angazhuar në Ushtrinë Çlirimtare me tërë familjen e tij dhe me një kontribut të çmuar në mbrojtjen dhe kultivimin e vlerave të luftës”, ka thënë Haradinaj.

Ai gjithashtu ka vizituar edhe Driton Ajvazin, i cili u lëndua sot në vendin e tij të punës.

“Duke ju uruar shërim të shpejtë Xhavitit e Dritonit, falënderoj përzemërsisht stafin mjekësor dhe teknik për përkujdesje ekselente ndaj pacientëve”.

Të ngjashme