Haxhiu: Apeloj te Qeveria për mbrojtjen e profesionistëve shëndetësor për sulmet qe u janë bërë

Prishtinë | 28 Mar 2022 | 12:39 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka kërkuar nga Qeveria Kurti që të reagojë pas sulmeve që po bëhen ndaj punëtorëve shëndetësor, raporton Ekonomia Online.

Në seancën e sotme, Haxhiu ka thënë se reagim duhet të ketë edhe për ikjen e mjekëve nga Kosova, derisa ka kërkuar veprim të menjëhershëm.

“Apeloj te Qeveria për mbrojtjen e profesionistëve shëndetësor për sulmet qe u janë bërë. Një veprim nga qeveria për ruajtjen e tyre të cilët po braktisin me të madhe Kosovë. Mjekët po na ikin drejt Evropës dhe Amerikës dhe duhet veprim i menjëhershëm”, ka thënë Haxhiu.

Të ngjashme