Haxhiu dhe Shefja e UNDP-së, Suokko diskutojnë për projekte të përbashkëta në drejtësi

????????????????????????????????????
Prishtinë | 03 Mar 2020 | 17:51 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pritur në takim shefen e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Kosovë, Maria Suokko.

Ministrja Haxhiu, gjatë këtij takimi ka falënderuar Kombet e Bashkuara për bashkëpunimin dhe mbështetjen e ofruar deri më tani dhe e siguroi znj. Suokko se Ministria e Drejtësisë do të vazhdoj këtë bashkëpunim me UNDP në shumë projekte tjera të përbashkëta.

Duke folur për rolin e organizata ndërkombëtare, ministrja Haxhiu tha se UNDP mbetet partner shumë i rëndësishëm në bashkërendimin e aktiviteteve në parandalimin e krimit të organizuar, korrupsionit dhe dukurive tjera negative si dhe forcimin e rendit dhe të ligjit në Kosovë.

Në anën tjetër, përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së në Kosovë, znj. Suokko pasi uroi ministren Haxhiu për detyrën e re, theksoi se UNDP mbetet e angazhuar në thellimin e partneritetit me Ministrinë e Drejtësisë, veçanërisht në projektet që kanë të bëjnë me forcimin e rendit dhe të ligjit në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme