Haxhiu i del në mbrojtje Martin Berishajt, e cilëson “viktimë” të një lufte në zgjedhjet në Slloveni

Prishtinë | 28 Pri 2022 | 11:13 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është deklaruar për herë të parë lidhur me rastin e ambasadorit të Kosovës në Slloveni, Martin Berishaj.

Ministrja Haxhiu tha se kjo çështje qartë lidhet me zhvillimin e zgjedhjeve në Slloveni.

Haxhiu theksoi se kryeministri në ardhje në Slloveni ka treguar për vendimin që vetë institucioni financiare si dhe Inteligjenca në Slloveni ka dëshmuar se të gjitha të hyrat e tij janë në rregull.

“Në këtë Kuvend u përmend ose u deklarua thuajse Berishaj po i ikën drejtësisë, e po kërkohet nga drejtësia. Berishaj do të jetë në secilën, apo do t’i përgjigjet secilës kërkesë, ato të Kosovës, Sllovenisë apo në Kroaci.Edhe AKK-ja ka nisur hetimet në raport me deklarimin e pasurisë dhe prisni institucionet dhe qëndrimet në raport me këtë çështje. Pra nuk mund të pajtohem me zonjën Time Kadrija, derisa flet në emër të AKK-së derisa ky agjencion është duke u marrë me këtë çështje, apo duke e hetuar.”, deklaroi Haxhiu.

Po ashtu ministrja tha se është e bindur se Sllovenia po të kishte dyshime për krime ekonomike, Prokuroria do të fillonte hetimet.

“Jam e bindur se duke pasur parasysh se si funksionon Sllovenia, po të ishin dyshimet për krime ekonomike prokuroria do të niste hetimet, e ne jemi në dijeni se nuk kanë nisur hetimet. Madje ka pasur një përgjigje që jo ky rast nuk është duke u hetuar. S’është shtet dosido, ne e dimë se si funksionon ligji atje. Financial Times gjithashtu ka treguar se mediumi në fjalë ishte i vetmi që kishte thënë se ekziston një skandal i tillë. Qëllimshëm po manipulohet sepse GEN nuk ka asnjë lidhje me atë të Serbisë”, shtoi Haxhiu.

Të ngjashme