Haxhiu në mbështetje të volejbollisteve kosovare në Taranto

Prishtinë | 21 Gus 2026 | 15:54 | Nga Ekonomia Online

Federata e Volejbollit të Kosovës shprehu mirënjohje për mbështetjen institucionale që iu dha ekipit kosovar të volejbollit në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026,

U.D. Presidentja Albulena Haxhiu, e shoqëruar nga Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, dhe Ambasadorja e Kosovës në Itali, Nita Shala, ndoqi nga afër ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Algjerisë.

Mbështetja institucionale u shoqërua edhe me një moment historik për volejbollin kosovar, pasi vajzat e Kosovës regjistruan fitoren e parë në volejbollin e femrave në kuadër të Lojërave Mesdhetare.

Paraqitja e sportisteve kosovare u vlerësua si dëshmi e punës, përkushtimit dhe sakrificës së tyre për ta përfaqësuar denjësisht Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Federata e Volejbollit të Kosovës falënderoi Presidenten Haxhiu, ministrin Krasniqi dhe ambasadoren Shala për praninë dhe mbështetjen e tyre ndaj ekipit.

“Kosova është me ju!” ishte mesazhi që prania e përfaqësuesve institucionalë përcolli për sportistet kosovare në këtë ngjarje të rëndësishme sportive.

Të ngjashme