Haxhiu paralajmëron flet-arrest ndërkombëtar ndaj Milan Radojiçiqit

Prishtinë | 28 Sht 2023 | 15:33 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka paralajmëruar flet-arrest ndërkombëtar për nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojiçiq, udhëheqës i grupit kriminal për aktet terroriste të 24 shtatorit në Banjskë, por dhe vepra tjera penale.

Këtë ajo e tha sot në një përgjigje për Klan Kosovën, teksa u shpreh se lidhur me aktet terroriste të Radojiçiqit, do të veprojnë pa vonesa.

”Atëherë bazuar në legjislacionin në fuqi, Prokuroria e Specializuar e Republikës së Kosovës (PSRK), parashtron kërkesë për fletërreshtim ndërkombëtar”.

”Kërkesa drejtohet në Gjykatë dhe më pas adresohet përmes Ministrisë së Drejtësisë”.

”Ne jemi në pritje të Gjykatës. Do të veprojmë menjëherë dhe pa vonesa”.

Të ngjashme