Haxhiu pas prishjes me Sami Lushtakun feston me Nuredin Lushtakun

Prishtinë | 28 Jan 2018 | 17:13 | Nga

Deputeti Bekim Haxhiu, i cili gjatë javës u shkarkua nga funksioni i nënkryetarit të Degës së PDK-së në Skënderaj nga kryetari Sami Lushtaku, ka festuar sot me “kundërshtarin” më të madh të këtij të fundit – Nuredin Lushtakun.

Haxhiu, së bashku me kyetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci; nënkryetarin e Skenderajt, Nuredin Lushtaku, e figura të tjera, sot janë mbledhur bashkë në festimin e ditëlindjes së Bekim Jasharit, kryetar i Komunës së Skënderajt.

Në një postim në Facebook, Lladrovci ka uruar: “Jetë të gjatë e plot suksese, Bekim Hamzë Jashari, në vijim të rrugës së pandalshme të paraardhësve tu të lavdishëm. Urime e gëzuar!”.

Nëpërmes rrjetit social, Bekim Jashari e ka uruar rdhe Haxhiu.

“Ju urojmë te keni shëndet dhe jetë te gjatë. Urojmë që të keni gjithë të mirat në jetë, sepse ju jeni ata që na ndryshuat çdo gjë për të mirë në vendin tonë.
Populli shqiptarë ju është mirënjohës ju dhe familjes tuaj që si vizionar, udhërrëfyes dhe çlirimtarë sollet lirinë, e sot po vazhdoni me ndryshime pozitive”, ka shkruar ai.

Të ngjashme