Haxhiu për Kurban Bajram viziton familjen e Thaçit dhe Veselit

Prishtinë | 28 Qer 2023 | 16:26 | Nga Ekonomia Online

Deputetit i Kuvendit i Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Bekim Haxhiu, ka vizituar familjen e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe familjen e ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit për festen e Kurban Bajramit.

Ai në këtë vizitë ka qenë së bashku me bashkëluftëtarët e Thaçit dhe Veselit.

“Sot bashkë me vëllezër, miq e bashkëluftëtarë vizituam familjet e Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit Kadri Veseli, me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke ju uruar shëndet dhe bashkim sa më parë me më të dashurit e tyre të cilët padrejtësisht po mbahen në Hagë!”, ka shkruar ai në Facebook.

Të ngjashme