Haxhiu pret në takim kryesuesin dhe sekretaren e përgjithshme të Këshillit Konsultativ për Komunitete

Prishtinë | 28 Maj 2026 | 11:47 | Nga Ekonomia Online

U.d. presidentja eRepublikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim kryesuesin dhe sekretaren e përgjithshme të Këshillit Konsultativ për Komunitete.

Në takim u diskutua për rolin e këshillit si mekanizëm i rëndësishëm i komunikimit ndërmjet komuniteteve dhe institucioneve të republikës, si dhe për nevojën që shqetësimet, propozimet dhe prioritetet e komuniteteve të trajtohen me kujdes të rregullt institucional.

Haxhiu theksoi se barazia merr kuptim kur qytetarët kanë qasje në institucione, në shërbime dhe në vendimmarrje. Ajo konfirmoi përkushtimin e presidencës për bashkëpunim të vazhdueshëm me këshillin, në shërbim të të drejtave, përfaqësimit dhe pjesëmarrjes së të gjitha komuniteteve në jetën publike të Republikës së Kosovës.

Të ngjashme