Haziri akuzon VV-në: Institucionet s’mund të ndërtohen mbi shkelje të Kushtetutës

Prishtinë | 28 Pri 2026 | 08:14 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit politike, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për shkelje të Kushtetutës.

Në një postim në Facebook, Haziri ka shkruar se  VV e ka shkelur me dy këmbë Kushtetutën, duke e cilësuar situatën si një tentim për rrënimin e rendit kushtetues.

Ai theksoi se ajo që ka ndodhur është politikisht e papërgjegjshme dhe juridikisht e paqëndrueshme, duke shtuar se institucionet nuk mund të ndërtohen mbi shkeljen e Kushtetutës.

Të ngjashme