Haziri pret kryetarin e Linzit të Austrisë, diskutojnë për shkëmbim përvojash mes dy komunave

Prishtinë | 01 Shk 2019 | 13:46 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Linzit të Austrisë, Klaus Luger, me të cilin janë dakorduar për bashkëpunimin mes këtyre dy komunave.

“Kjo është një vizitë historike e kryetarit të Komunës Linz, Klaus Luger, të cilin e falënderoj shumë për ofrimin e bashkëpunimit aq të mirëpritur. Në emër të qytetarëve të Gjilanit, i ofroj partneritet të plotë dhe binjakëzim eventual sipas ligjeve në fuqi. Ura e sotme është bërë falë shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Linz”, ka thënë pas takimit Haziri.

Kryetari i Komunës së Linzit, Klaus Luger, pasi e ka falënderuar Hazirin për pritjen, ka konfirmuar bashkëpunimin që në të ardhmen do ta kenë këto dy komuna.

“E falënderoj për ftesën Haziri dhe jam shumë i nderuar që jam sot këtu. Në Linz jetojnë shumë shqiptarë dhe janë të integruar në sistemin tonë. Biseduam për shumë gjëra mes vete, në veçanti për shkëmbimin e përvojave mes Komunës së Linz dhe Gjilanit. E ftoj Haziri zyrtarisht për vizitë në Austri për të vendosur bashkëpunimin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme