Help dhe Komuna e Fushë Kosovës mbështesin bizneset e vogla

Prishtinë | 29 Jan 2019 | 15:40 | Nga Ekonomia Online

Organizata Help Kosovo ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Fushë Kosovës për mbështetjen e bizneseve të vogla dhe start-up me pajisje për aktivitetin e tyre në kuadër të projektit “Mbështetje për stabilitetin socio-ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor 2019-2020”.

Në vitin 2019 Help dhe Komuna e Fushë Kosovës do të mbështesin së paku 35 biznese me pajisje si dhe me trajnime për aftësim të të bërit biznes. Kryetari i Komunës Burim Berisha shprehi gatishmërinë për bashkëpunim dhe deklaroi se kjo është një mundësi shumë e mire për bizneset e reja (start-up) dhe bizneset e vogla që kanë nevojë për pajisje.

Koordinatorja e Programit të Help Shqipe Breznica prezantoi detaje të aktiviteteve që do të zbatohen gjatë projektit siç janë: organizimi i takimeve informuese me qytetarë ku do të informohen të gjithë të interesuarit rreth aplikimit, pas së cilës do të jetë një afat i caktuar për të aplikuar.

Në takim ishin prezent edhe Nënkryetari i Komunës së Fushë Kosovës Fadil Krasniqi dhe Drejtori i Zhvillimit Ekonomik Ekrem Berjani të cilët u shprehën të kënaqur në arritjen e marrëveshjes mes Help dhe Komunës së Fushë Kosovës.

Për organizimin e takimeve informuese me qytetarë do të informoheni me kohë përmes rrjeteve sociale, Komunës si dhe posterëve që do të vendosen në çdo lagje dhe fshat të Fushë Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme