Hendbollistet luajnë sot miqësoren e parë me Luksemburgun

Prishtinë | 26 Tet 2018 | 18:05 | Nga Ekonomia Online

Në muajin e hendbollit ndeshje luan edhe kombëtarja A e hendbollisteve. Në kuadër të përgatitjeve për kualifikimet për botëror, kombëtarja e hendbollisteve i luan dy ndeshje miqësore ndaj Luksemburgut në Luksemburg.

Ndeshja e parë luhet të premten (sonte) nga ora 19:30, ndërsa e dyta të shtunën (nesër) nga ora 18:00.

Për përzgjedhësin Agron Shabani dhe për vajzat janë dy ndeshje të rëndësishme që pritet të shërbejnë shumë për ndeshjet kualifikuese që pas një muaji Kosova i luan në Sllovaki me Izraelin, Ukrainën e Sllovakinë.

Në kombëtare janë disa emra të rinjë, por shumica janë lojtare tashmë të konfirmuara, që pritet të jenë shtyllë e kombëtares për një kohë të gjatë.

Të ngjashme