Heqja e “drynave të dashurisë” nga ura në Prizren, qytetari tallet e thotë se do ta lëshojë gruan

Prishtinë | 11 Nën 2021 | 08:15 | Nga Ekonomia Online

Drynët e vendosur nga çiftet tek “Ura e Kaltër e Dashurisë” në Prizren, janë larguar prej aty gjatë ditës së djeshme, meqenëse ura do të restaurohet.

Por, ky vendim nuk iu ka pëlqyer banorëve të kësaj komune. Një prej tyre duke bërë shaka, ka thënë se tash pas heqjes së drynëve është i lirë.

“Për Zotin s’di çka me thanë, por se ka ndiku me u dëmtu është e vërtetë që e ka dëmtu. Por, është pak e dhimbshme sepse edhe unë vetë i kom pas para nja 7-8 vjete, kështu që pom doket prej sot jam i lirë e duhet me liru edhe gruan. Po bëj hajgare”, ka thënë ky qytetar.

https://fb.watch/9cv3y_syL2/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme