“Heronjtë kanë vetëm ditëlindje”, kryetari i Obiliqit bën homazhe te varri i Fahri Fazliut

Prishtinë | 24 Shk 2024 | 14:17 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, ka bërë homazhe te varri i heroit të kombit Fahri Fazliu, në ditëlindjen e 61-të të tij.

“Në ditëlindjen e 61-të, të Heroit të Kombit Fahri Fazliu, së bashku me familjarët e bashkëveprimtarët e Heroit, Nënkryetarin, Kryesusen e Kuvendit, asambleistë e ekzekutivin, bashkëpunëtorë e qytetarë, me homazhe pranë shtatores së Heroit e cila qëndron krenare në qytetin e Obiliqit, nderuam jetën dhe veprën e tij, duke lartësuar figurën e personalitetin, kontributin e sakrificën deri në vetëflijim për të jetuar të lirë dhe që sot të gëzojmë pavarësinë e vendit tone”, shkroi ai.

“Heronjtë kanë vetëm ditëlindje, ne të gjallët ju përkulemi me respekt Heronjve të Kombit, kujtimi dhe lavdia për ta do të jetë i përhershëm dhe për jetë të jetëve!”, theksoi tutje Gashi në Facebook.

“Lavdi jetës dhe veprës së Heroit Kombit, Fahri Fazliu! Lavdi të rënëve për liri!”, shtoi kryetari i Obiliqit.

Të ngjashme