Herrera do t’i bashkohet Atletico Madridit

Prishtinë | 18 Mar 2019 | 18:12 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori meksikan Hector Herrera është në prag të nënshkrimit të kontratës me skuadrën Atletico Madrid.

Pavarësisht faktit se disa skuadra të mëdha europiane kanë shprehur interesimin që ta përvetësojnë 28 vjeçarin, ky i fundit ka zgjedhur skuadrën spanjolle, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Sipas AS, futbollisti Herrera pritet ta nënshkruajë një kontratë me afat pesëvjeçarë në Atletico Madrid.

Kujtojmë se Herrera ka arrit t’i realizojë gjashtë gola, gjatë 38 paraqitjeve që ka pasur në skuadrën e Portos.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme