Hertha impresive ka nisur të pushtojë imagjinatën

Prishtinë | 25 Sht 2018 | 08:52 | Nga

Pal Dardai po tregohej shumë i matur me fjalët e tij dhe e ka të drejtë, duke e marrë parasysh se të martën udhëton te Werder Bremeni i pamposhtur, para se të presë në fundjavë Bayern Muenchenin shkatërrues.

“E di se po mundoheni të provokoni”, u është përgjigjur trajneri i Herthas gazetarëve me një buzëqeshje në fytyrë. “Por tifozët e Herthas më njohin mua. Ne kemi pasur tre vjet stabilitet dhe tash kemi një skuadër të cilën mund ta shijoni. Vetëm qëndroni realistë”.

Edhe nëse detyra e trajnerit është të jetë i balancuar, atyre tifozëve që e njohin mirë Dardain mund t’u falet që injoruan atë në këtë rast.

Dardai ishte lojtar i Herthas për 14 vjet para se të merrte detyrën e trajnerit tre vjet e gjysmë më parë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme