Hidhet sot në votim projektligji që përçau deputetët e VV-së, nëntë janë kundër

Prishtinë | 28 Kor 2023 | 09:54 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi i Kosovës do të shqyrtojë sot në parim Projektligjin për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.

Ky ligj ka ngjallur debate të mëdha brenda Grupit Parlamentar të LVV-së dhe ka nxitur përçarje në mesin e deputetëve të shumicës.

Në seancën ku ishte shqyrtuar ky projektligj para disa muajsh, kishte dështuar dy herë të votohej. Nëntë deputetë të mazhorancës votuan kundër.

Deputetët që votuan kundër ishin, Haxhi Avdyli, Burim Meta, Ekrem Mustafa, Fjolla Ujkani, Labinotë Demi-Murtezi, Arta Baralija, Bahrim Shabani, Erxhan Galushi, Duda Balje, Fidan Jilta.

Përveç kësaj, ligji kishte nxitur përplasje midis deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani dhe deputetes Saranda Bogujevci.

Të ngjashme