Higuaini do të largohet si futbollist i lirë nga Torino

Prishtinë | 08 Sht 2020 | 12:42 | Nga Ekonomia Online

Gonzalo Higuain do të largohet nga Juventusi si futbollist i lirë.

Drejtuesit e Juventusit dhe menaxheri i lojtarit tashmë kanë nisur bisedimet për shkëputjen e kontratës.

32-vjeçari është në vitin e fundit të kontratës me Juventusin, por nuk do të mbetet në Torino. Edhe trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, i ka bërë të ditur lojtarit se mund të largohet.

32-vjeçari, sipas mediave italiane, karrierën mund ta vazhdojë në SHBA. Skuadra e udhëhequr nga ish-mesfushori David Beckahm, Inter Miami, synon transferimin e argjentinasit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme