Ekonomia Online
FUNDIT

Higuaini kthehet për Lyonin dhe Interin

Higuaini kthehet për Lyonin dhe Interin

Juventusi ka njoftuar të hënën se sulmuesi Gonzalo Higuain është kthyer në stërvitje dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjet me Lyonin dhe Interin, që zhvillohen në kuadër të Championsit, përkatësisht Serie A. Higuain i mungoi Juventusit në ndeshjen e fundit kampionale kundër SPAL-it, për shkak të lëndimit të shpinës. “Gonzalo Higuain është kthyer […]

Juventusi ka njoftuar të hënën se sulmuesi Gonzalo Higuain është kthyer në stërvitje dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjet me Lyonin dhe Interin, që zhvillohen në kuadër të Championsit, përkatësisht Serie A.

Higuain i mungoi Juventusit në ndeshjen e fundit kampionale kundër SPAL-it, për shkak të lëndimit të shpinës.

“Gonzalo Higuain është kthyer në stërvitje dhe është i gatshëm për ndeshjet e radhës”, ka shkruar në njoftimin e Juventusit të lëshuar të hënën.

Higuain 32-vjeçar, këtë edicion ka realizuar tetë gola dhe ka bërë po aq asistime në 32 paraqitje në të gjitha garat për Juventusin.

Të ngjashme