“They Shall Not Grow Old” me tmerret e ushtarëve

Prishtinë | 18 Nën 2018 | 16:45 | Nga Ekonomia Online

Për të shënuar njëqindvjetorin e fundit të Luftës së Parë Botërore, Peter Jackson ka realizuar një eksperiment të mrekullueshëm vizual: një zhytje e thellë në atë se si ishin ushtarët e thjeshtë britanikë në frontin perëndimor.

Një gjë e tillë është bërë falë teknologjisë digjitale të restaurimit të fotografive të vjetra bardhezi nga arkivi i jetës së ushtarakëve gjatë trajnimit në istikame. Ai i ka vënë ngjyrë, i ka theksuar, i ka vendosur në format 3D dhe po ashtu duke përdorur ditarë e letra për narrativë me zë, ka përdorur lexues të fjalëve për të ndihmuar dublimin për të parë se çfarë thonë ata burra në fotografi.

Efekti është elektrizues. Ushtarët janë kthyer në një në jetë hiperreale, të frikshme para syve tanë, sikur fantazma apo figura të ftuara në seanca. Fytyrat e tyre janë të paharruara.

Duke e parë këtë e kuptova se si luftërat botërore të shekullit XX është thënë se kanë inspiruar surrealizmin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme