Historiani Islamaj: Figurat kombëtare të Kosovës që kontribuan në ndërtimin e shtetit shqiptar – nuk po nderohen sa duhet

Prishtinë | 28 Nën 2023 | 13:21 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Historiani Selver Islamaj vlerëson se 28 Nëntori i vitit 1912 ka vendosur bazën e krijimit të shtetit shqiptar. Ai tha për Ekonomia Online se deri në atë kohë shqiptarët ishin të organizuar më shumë në baza fisnore e klanore dhe shpallja e pavarësisë në Vlorë, para 111 vitesh, i dha vulën shtet-ndërtimit.

Ai tha se figura kombëtare nga Kosova kanë lujatur rol të rëndësishëm në ndërtimin e shtetit shqiptar, por kanë mbetur nën hijen e Ismail Qemalit

“28 nëntori ka krijuar bazën për krijimin e kombësisë shqiptare për arsye se ne kemi qenë të organizuar struktura klanore, sidomos fise. Në pjesën veriore e kanë pasur më shumë të theksuar identitetin familjar e fisnor, sesa që e kanë pasë atë shtetëror. Dhe 28 nëntori ka krijuar bazën e asaj që thuhet se është një bazë kryesore për shtetformimin… Në fund është arritur qëllimi të krijohet një shtet shqiptar”.

“Shqipëria ka filluar të bëhet si shtet që kemi ëndërruar ma shumë se 100 vite… Ka pasur shumë mund, të them zhvillime të këqija, pastaj edhe diktaturën e Enver Hoxhës të cilat nuk e kanë lënë të formohet shteti, siç ka pasur mundësi të formohet”.

“Kosova ka luajtur një rol të madh për zhvillimin e Shqipërisë, duke pasur parasysh në luftrat ballkanike Kosova ishte baza kryesore për të parandaluar përparimin e ushtrisë serbe. Kjo e ka parandaluar Serbinë që të avancojë shumë shpejt, e ka mundësuar që të ngritet flamuri në Vlorë. Isa Boletini është vonuar që të mbërrijë me kohë në ngritjen e flamurit, por në anën tjetër tregohet edhe rëndësia shqiptare sidomos e heronjve të asaj kohe Bajram Curri, Isa Boletini, Hasan Prishtina etj”.

Islamaj tha se figurat kombëtare që kanë kontribuar për liri dhe pavarësi nuk po nderohen sa duhet. Mandej tha se institucionet duhet të punojnë dhe të japin fonde të veçanta në këtë drejtim, raporton EO.

“Ende nuk ka përkujtime të mjaftueshëm për figurat  që kanë dhënë kontributin e tyre për shkak sillet rreth një figure Ismail Qemaili dhe kjo i len të tjetër nën hije edhe pse kontributi i tyre ka qenë shumë më i madh sesa ka qenë i Ismail Qemailit por vetë faktin që ai e ka pas mundësinë ta shpall pavarësinë natyrisht është bërë figura më e rëndësishme në historinë shqiptare. Por nga ana tjetër heronjtë e Kosovës e Maqedonisë e vendeve tjera që kanë dhënë kontributin e madh për t’i mbrojtur vijat e frontit që të mundësohet kjo pavarësi, janë lënë në harresë”.

“Institucionet tona duhet të bëhen me serioze në mënyrën e duhur dhe të punojnë me dokumente që ekzistojnë nëpër të gjitha arkivat Evropës dhe natyrisht të japin fonde të veçanta në këtë drejtim”.

Të ngjashme