Holanda ratifikon marrëveshjen me Kosovën për specialen

Prishtinë | 02 Dhj 2016 | 08:36 | Nga

Mbretëria e Holandës ka ratifikuar Marrëveshjen për Shtetin Nikoqir për Dhomat e Specializuara të Kosovës, Gjykatën Speciale.

Kështu shkruan në ueb-faqen zyrtare të Gjykatës Speciale. Kjo marrëveshje pritet të hyjë në fuqi më 1 janar 2017.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës mirëpresin ratifikimin e Marrëveshjes për Shtetin Nikoqir nga Mbretëria e Holandës mes Kosovës dhe Holandës. Kjo marrëveshje siguron bazat ligjore të Dhomave të Specializuara të Kosovës për të kryer procedurat në Holandë dhe do të hyjë në fuqi më 1 janar 2017″.

“Deri në hyrjen në fuqi, Dhomat e Specializuara do të vazhdojnë funksionimin nën dispozitat e Marrëveshjes së Përkohshme të Shtetit Nikoqir,e cila lejon zbatimin e mandatit të Regjistrit dhe punës përgatitore në lidhje me procedurat gjyqësore”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Speciale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme