Homazhe në Kalludër, familjarët e 23 të zhdukurve vizitojnë varrezën masive

Prishtinë | 28 Gus 2026 | 14:26 | Nga Ekonomia Online

Me rastin e 30 Gushtit – Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë, institucionet e Kosovës dhe familjarët e viktimave sot vizituan lokacionin e varrit masiv në Kalludër të Zubin Potokut.

Aktiviteti u organizua në shenjë respekti dhe nderimi për viktimat e zhdukjeve me forcë, si dhe në mbështetje të familjeve që prej më shumë se dy dekadash vazhdojnë të kërkojnë të vërtetën dhe fatin e më të dashurve të tyre, raporton KlanKosova.

Në homazhe morën pjesë familjarët e personave të zhdukur, eshtrat mortore të të cilëve u zbuluan në varrezat masive në Zubin Potok.

Të ngjashme