Hoti e ministrja Bajrami biseduan me Shefin e Misionit të FMN-së në Kosovë, Gabriel Di Bella

Prishtinë | 28 Kor 2020 | 18:39 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka pasur sot një video-konferencë me Shefin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë, Gabriel Di Bella, të cilin e njoftuan për rishikimin e Buxhetit të Kosovës, Pakon e rimëkëmbjes ekonomike dhe veprimet që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës për t’i përballuar pasojat ekonomike të pandemisë COVID – 19.

Më këtë rast, ministrja e Financave, Hykmete Bajrami e njoftoi z. Di Bella për Projektligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike – COVID – 19, për plotësimin dhe ndryshimin e disa ligjeve, me qëllim të rimëkëmbjes së ekonomisë së Republikës së Kosovës pas efekteve negative të shkaktuara nga pandemia COVID-19.

Ndërsa, z. De Bella theksoi gatishmërinë e Misionit të FMN-së në Kosovë për të bashkëpunuar edhe më tej me institucionet e Republikës së Kosovës në projekte konkrete zhvillimore.

Të ngjashme