Kuvendi i Kosovës është shndërruar në arenë e fyerjeve dhe jo vend ku diskutohet për polikë.
Kështu vlerëson Lidhja Demokratike e Kosovës, sipas të cilës kjo është bërë normë e punës së vazhdueshme të Kuvendit, raporton Ekonomia Online.
Sipas shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, Kuvendi ka mbajtur 43 seanca por ka realizuar vetëm 1/3 e seancave.
“Grupi jonë parlamentar kemi ngritë më së shumti çështje në Kuvend. Janë tetë interpelanca,shtatë debate parlamentare. 84 pyetje parlamentare por që shumë prej tyre nuk kanë marrë përgjigje gjë që e ka pamundësuar rolin e ekzekutivit”, u shpreh Hoti.
Në një konferencë për media pas takimit të Grupit Parlamentar të kësaj partie, Hoti tha se asnjëherë më shumë se këtë herë nuk është punuar më shumë nga një parti opozitare në kuvend.
Sipas Hotit, ky koalicion qeverisës ka shkaktuar dëme të mëdha, duke përmendur edhe ministrat që kanë aktakuza.
“Ky koalicion i ka shkaktuar dëme të mëdha. Është formuar me koncesione dhe grupe të interesit, është jo përfaqësues, qeveria është tejet e madhe, një vlerës janë 327 anëtarë të Qeverisë, vetëm kryeministri ka 35 këshilltarë. Dhe më e keqja është se 1/3 e ministrave sot kamë aktakuzë. Gjatë vitin të kaluar një goditje i është dhënë me deportimin e shtetasve turq. Gjithashtu këshilltarë ndërkombëtar kanë akuzuar presidentin e vendit, është ngritë një komision hetimor”, pohoi Hoti, raporton Ekonomia Online.
Çështjet me rëndësinë nacionale sipas Hotit, kanë marrë drejtimin e gabuar.
Ekipin negociatorë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Hoti e quan dekorues.
“Në anën tjetër çështje me rëndësi nacionale kanë marrë drejtimin e gabuar. Dialogu me Serbinë ka hy në rrugë pa krye. Ekipi negociator, dekorues, njëri thotë se nuk ka ndryshim të kufijve, tjetri thotë se di ketë bashkim me Luginën, njëri thotë se në fund vendos Kuvend, tjetri thotë se do ketë referendum”, u shpreh Hoti.
Sa i përket problemeve në arsim dhe shëndetësi, LDK pohon se nuk ka asnjë diskutim në institucione dhe në Kuvend, për sa kohë sipas tij, nuk kanë parë reformë në arsim dhe në aspektin ekonomik.
“Është kërkuar debat nga LDK, tash më shëndetësi gjendja është asnjëherë më keq se tash. Në arsim sot është dashtë të fillojë gjymsëvjetori i dytë, rangimi kombëtar i Kosovës në të bërit biznes është përkeqësuar. Viti 2018 është përmbyll pa buxhet të miratuar, dhe komunat e dinë se nuk mund te fillojnë me projekte të reja”, shtoi Hoti.
Sipas LDK-së, viti 2018 është mbyllur edhe me korrigjimin e marrëveshjen me Malin e Zi që ka premtuar se do ta kryej brenda tre muajve.