Hoti: Eksperimente me LDK-në dhe me të ardhmen e saj nuk do të ketë

Prishtinë | 18 Qer 2026 | 08:18 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Avdullah Hoti, ka bërë një reagim pasi nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri, kërkoi marrëveshje me VV-në.

Hoti e ka cilësuar këtë si eksperiment, teksa ka dalë kundër kësaj ideje.

Ai ka thënë se zgjedhjet treguan se LDK duhet të rikthehet fuqishëm të elektorali i saj tradicional.

“Rezultati ka dhënë një mesazh të qartë: LDK duhet të rikthehet fuqishëm te elektorati i saj tradicional, te vlerat e saj dhe te vizioni që e ka ndërtuar këtë parti. Duhet të luftojmë çdo mentalitet që dobëson aleancat tona historike dhe cenon rrugën euroatlantike të Kosovës.

LDK nuk është pronë e askujt dhe nuk mund të jetë peng i interesave personale. LDK është më e madhe se secili individ, është një mision politik dhe historik”, ka shkruar Hoti.

Të ngjashme