Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e fundit, Avdullah Hoti, ka kujtuar masakrat në fshatrat Celinë, Fortesë dhe Brestovc të Rahovecit të kryera 19 vjet më parë nga radhët e forcave serbe, njofton Klan Kosova.
Politikani që edhe vet vjen nga Rahoveci ka thënë se këto ditët e para të pranverës janë të dhimbshme për shumë familje të këtij qyteti.
“Ditët e para të pranverës janë të dhimbshme për shumë familje të Rahovecit. Sot përkujtohen të rënët në Fortesë, Celinë e Brestovc, e në ditët e ardhshme në Krushë, më vonë në Pastasel e plot fshatra të tjera”, shkruan Hoti në Facebook.
“Këto ditë jemi të gjithë me familjet e këtyre të rëneve për të ndarë dhimbjen me ta”.