Kandidati i PDK-së, për kryetar të komunës së Gjakovës, Ramadan Hoti, hapi fushatën duke u takuar dorë me dorë, qytetarët e biznese përreth çarshisë së vjetër të qytetit.
I shoqëruar me kryetarin e degës, deputetin Hajdar Beqa, ata nisën turin e dëgjimit me qytetarët e shumtë për tu njoftuar me hallet dhe kërkesat e tyre. Hoti dhe Beqa, në prononcimin për media, kanë bërë thirrje për të gjithë kandidatët për kryetar të Gjakovës që të bëjnë garë fer, e të mos nxitet gjuhë e ashpër dhe urrejtje.
Hapja e fushatës në Gjakovë, rastisi me Ditën Ndërkombëtare të Paqes, kanë bërë nderime pranë shtatores së shenjtores Nënë Tereza për të vazhduar me nderime për të rënët tek “Lapidari i Lirisë”.
Kandidati Hoti rikujtoi qytetarë të shumtë se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është forcë e ndryshimit në vend. “Së bashku do të jemi më të fortë dhe më të përgatitur për sfidat që na presin. Ne jemi forca e ndryshimit, dhe me PDK-në do ta qojmë Gjakovën përpara”, ka thënë Hoti.