Hoti për përfshirjen e PDK-së në Qeveri: Koalicioni po funksionon, në dialog s’diskutohet për asociacionin

Prishtinë | 28 Sht 2020 | 10:15 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i qeverisë, Avdullah Hoti tha se në dialog me Serbinë nuk do të diskutohet asociacioni e komunave me shumicë serbe, raporton Ekonomia Online.

“Ju e dini se në fillim të mandatit kemi marrë goxha vendime të vështira. Tash sa i përket ajo marrëveshje është mbyllur dhe si i tillë nuk diskutohet”.

“Procesi i dialogut do të kujdesem që të shkojë përpara dhe nëse nuk shkon atëherë nuk është për fajin tonë”, tha Hoti.

Hoti foli edhe për mundësinë e futjes në koalicion edhe PDK, teksa shtoi se për atë temë nuk është diskutuar de se koalicioni  aktual po funksionon, raporton EO.

“Koalicioni është duke funksionuar dhe e patë sot morëm shuma vendime”, tha Hoti.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme