Hoti: Për shtetet që na kërkojnë teste të Covid, do t’u kërkojmë edhe ne atyre

Prishtinë | 07 Pri 2021 | 19:54 | Nga Ekonomia Online

Sot gjatë ditës Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia mbajti një konferencë për media lidhur me masat e reja.Këto masa më së shumti prekën sektorin e gastronomisë, që u detyrua të mbyllej.

Ndërkaq, në vendim nuk u precizua fakti sesi do të rrjedhin gjërat me shtetet fqinje.

Por, në një prononcim për “GazetaBlic”, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka dhënë detaje, duke thënë se do të shkohet me raportin e reciprocitetit.

Pra, Kosova nuk do t’u kërkojë atyre teste, përveç nëse ato e bëjnë një gjë të tillë.

“Do të veprohet sipas reciprocitetit. Për shtetet që na kërkojnë testet, do t’u kërkojmë edhe ne atyre”, ka thënë ndër të tjera Hoti.

Të ngjashme