Kryeministri Avdullah Hoti në një takim virtual me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiqit, tha se duhet pranuar realiteti dhe se ky duhet të jetë qëllimi i dialogut.
Ai tha se nuk duhet të shtrohet çështja se çka humb apo fiton Serbia nga këto bisedime, por se duhet arritur marrëveshja për paqe, njofton Klan Kosova.
“Ne jemi duke punuar për të një marrëveshje të paqes për normalizim të plotë. Ne nuk duhet të kufizojmë diskutimet se çfarë humb apo fiton Serbia. E rëndësishme është që të dyja palët do të fitojnë. Normalizimi i bëhet për qytetarë që të lëvizin të lirë, për tregun e lirë, në baza të barabarta”.
“Ne kemi shumë çështje nga e kaluara, për të zhdukurit dhe shumë çështje të tjera, por ne duhet të ulemi në tryezën e dialogut për të arritur një marrëveshje dhe jo të diskutojmë se atë se çka fitojmë apo humbim. Duhet pranuar realiteti”.
Hoti gjithashtu tha se s’duhet harruar e kaluara dhe ato që la pas lufta.
“Po ashtu, duhet të pranojmë të kaluarën për të qenë të gatshëm për një paqe në të ardhmen dhe jo për zgjidhje të përkohshme. Na duhet një zgjidhje e përhershme”.