Hoxha merr përkrahje nga ministri i shtetit për çështje evropiane të Hungarisë, Szabolc Takács

Prishtinë | 31 Tet 2018 | 13:28 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, u prit në takim nga Szabolcs Takács, Ministër i shtetit për çështje evropiane pranë Zyrës së Kryeministrit të Hungarisë, me ç’rast theksoi se Kosova duhet të fitoj të drejtën e liberalizimit të vizave, ngase, ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim. Po ashtu, theksoi Ministrja, pret përkrahje të gjithanshme nga Hungaria.

Ministrja Hoxha theksoi se Hungaria ka përkrahur në vazhdimësi procesin integrues të Kosovës, andaj, theksoi ajo, presim që sërish të jeni krah nesh në sfidat që na presin, aktualisht më e rëndësishmja është çështja e votimit në Këshillin e ministrave

Sot, kur rajoni është përfshirë si i plotë brenda planeve të zgjerimit të BE-së, vetëm Kosovës i mungon lëvizja e lirë, theksoi Ministrja Hoxha, duke shtuar se liberalizimi do të ndikonte gjithanshëm edhe në proceset tjera integruese, në zbatimin e MSA-së, reformat e Agjendës Evropiane si dhe reformat tjera ekonomike por edhe të bashkëpunimit ekonomik, ngritja e mirëqenies dhe konkurrueshmërisë së kompanive vendore, aftësimi profesional, ngritja e cilësisë në arsim dhe të mirat tjera që ofron lëvizja e lirë.

Ministrja Hoxha, kërkoi mbështetje për liberalizimin e vizave nga Qeveria hungareze në Këshillin e Ministrave, duke theksuar se të gjithë eurodeputetët hungarez, votuan pro liberalizimit.

Szabolcs Takács, Ministër i shtetit për çështje evropiane pranë Zyrës së Kryeministrit të Hungarisë rikonfirmoi mbështetjen për Kosovën, duke vënë në spikamë të arriturat e Kosovës në këtë proces si dhe bashkëpunimin e deritashëm për procesin integrues dhe përfshirjen e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Ai vuri në dukje po ashtu se Hungaria do të jetë përkrahëse e rrugës integruese euro-atlantike të Kosovës si dhe liberalizimit të vizave, duke theksuar se migrimi ilegal duhet të marrë fund dhe qytetarët të jenë të lirë për të lëvizë dhe shtetasit e Kosovës të mos jenë të diskriminuar, krahasuar me rajonin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme