Hoxha: Publikimi i pa precedent për aktakuzë, zbeh kredibilitetin e Gjykatës Speciale

Prishtinë | 28 Qer 2020 | 15:54 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Sejdi Hoxha u takua me kryesinë e degës dhe kryetarët e nën degëve të PDK-së në Drenas, nga të cilët mori mbështetje dhe u vlerësua lartë lufta e pastër dhe e drejtë që ka bërë UÇK-ja.

Sipas Hoxhës, publikimi i pa precedent deri më tani, i pretendimeve për aktakuzë për dy nga themeluesit e UÇK-së dhe dy personaliteteve kryesore të shtet ndërtimit të Kosovës, Presidentit të vendit Hashim Thaçi, si dhe Kryetarit të PDK-së Kadri Veseli ende pa u konfirmuar nga Gjykata është veprim politik dhe si i tillë e zbeh kredibilitetin dhe profesionalizmin e Gjykatës Speciale.

“Ne e vlerësojmë lartë luftën e drejtë dhe të pastër të UÇK-së, lufta e UÇK-së ka qenë luftë për mbrojtjen e popullit tonë, ajo u përkrah dhe u mbështet nga çdo familje në Kosovë, UÇK-ja ishte vet populli i Kosovës, andaj çdo tentim për ta vlerësuar ndryshe është tentim për ta ndryshuar historinë e popullit të Kosovës”.

“Kjo luftë e drejtë dhe e pastër mori përkrahjen edhe të aleatëve tonë NATO-së dhe SHBA-ve të cilat vlerësuan lartë dhe përkrahën luftën tonë të drejt për çlirim”, ka shkruar Hoxha.

Siç tha ai, Drenasi është një nga Komunat që ka pësuar më së shumti gjatë luftës, forcat paramilitare serbe kryen shumë masakra si ajo e Poklekut, Abrisë, Çikatovës së vjetër, Vërbovcit, Shtuticës dhe masakra të tjera, kriminelet serb nuk kursyen as foshnjët e sapolindura, gratë, fëmijët dhe pleqtë, ne ende i kemi të freskëta këto kujtime të tmerrshme.

Ai u shpreh krenar me kontributin kombëtar të liderëve Presidentit Thaçi dhe Kryetarit Veseli dhe me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të ngjashme